Miliarderi amerikan dorëzon objektet antike të vjedhura me vlerë 70 milion dollarë

schedule12:03 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 12:03 - 8 Dhjetor, 2021

Miliarderi amerikan Michael Steinhardt ka dorëzuar 180 objekte të vjedhura me vlerë rreth 70 milionë dollarë, pas një marrëveshjeje me zyrtarët amerikanë për të mos u ndjekur penalisht, shkruan CNN

Hetuesit zbuluan se Steinhardt,  kishte vjedhur objektet nga 11 shtete përmes 12 rrjeteve të trafikut të tyre.

“Për dekada, Michael Steinhardt  tregoi një dëshirë të madhe për objekte të tilla pa u shqetësuar për ligjshmërinë e veprimeve të tij, legjitimitetin e pjesëve që bleu dhe shiti, ose dëmin e rëndë kulturor që shkaktoi në të gjithë globin,” tha Prokurori i Qarkut Manhattan, Cy Vance Jr në një deklaratë.

Që nga  viti 1987 ai ka tregtuar më shumë se 1,000 objekte antike të grabitura nga shtete si Bullgaria, Egjipti, Greqia, Iraku, Izraeli, Italia, Jordania, Libani, Libia, Siria dhe Turqia. Mes objekteve antike është një kokë dreri e argjendtë që daton rreth 400 vite para krishtit. Një tjetër objekt 3,000 vjeçar që shërbente për mbajtjen e eshtrave njerëzore e cila besohet të jetë grabitur nga ishulli i Kretës, raporton abcnews.al

Njësia e Trafikimit të Antikave në Manhattan ka rikuperuar disa mijëra objekte me vlerë më shumë se 200 milionë dollarë, sipas deklaratës. Më shumë se 1500 nga objektet e sekuestruara u janë kthyer pronarëve të tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!