Miliarderët i kanë bërë apel vendeve të tyre që të rrisin taksat për ta pasi gjatë pandemisë pasuria e tyre është shtuar. Në një letër të hapur, ishin 102 miliarderët që i bënë apel liderëve politikë: Në një kohë që bota ka vuajtur në këta dy vite, shumë prej tyre kanë parë pasurinë e tyre të shtohet gjatë pandemisë.
Çdo vend duhet t’i kërkojë të pasurve që të paguajnë atë që duhet. Na rrisni taksat dhe bëjeni menjëherë.”
Mes atyre që kanë firmosur është dhe Abigail Disney, trashëgimtare e Disney. Nëse pasuritë gjatë pandemisë janë shtuar, asnjë nga ne nuk mund të thotë se ka paguar taksat e duhura, vijon më tej letra e miliarderëve.
Ata shpjegojnë se sistemi fiskal aktual ka krijuar një mungesë besimi mes njerzve normalë dhe elite.
/abcnews.al