Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka thënë sot se Mali i Zi është i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Ai tha se vendi mbështet planin e BE-së për depërshkallëzim dhe dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në përputhje me platformën e prezantuar nga Bashkimi Evropian.
“Kështu i thashë presidentit Aleksandar Vuçiç. Shpresoj që së shpejti situata të qetësohet dhe të arrihet një zgjidhje në favor të Beogradit dhe Prishtinës. Mali i Zi ka rolin e një vendi që promovon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor ”, është shprehur presidenti malazez./abcnews.al