Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka theksuar se fokusi i vizitës së tij në Beograd më 9 dhe 10 korrik do të jetë normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë si partner i rëndësishëm ekonomik.
Milatoviç u shpreh se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se do ta ftojë të vijë në Mal të Zi, shkruan Danas.
“Vuçiç ishte në inaugurimin tim. Jam i sigurt se do të vijë”, ka thënë Milatoviç.
Sipas tij, rëndësia e vizitës do të jetë rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në nivel të ambasadorëve, pasi as Serbia nuk ka ambasador në Podgoricë dhe as Mali i Zi ambasador në Beograd.
“Theksi do të jetë edhe në tema të tjera, bashkëpunimi ekonomik, projektet e përbashkëta infrastrukturore, rruga e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, por parakusht është tema e ambasadorit”, shtoi presidenti malazez./abcnews.al