Një nga yjet e Milanit, Ismaël Bennacer infektohet me Covid-19 dhe ndërpret fazën përgatitore për t’u izoluar dhe shmangur përhapjen e virusit në pjesën tjetër të skuadrës.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi kuqezi përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në internet. “Milan njofton se Ismaël Bennacer nuk do jetë me ekipin në miqësoren ndaj Nice.
Ai ka dalë pozitiv në një test të kryer në shtëpi këtë javë. Autoritetet përkatëse shëndetësore lokale janë informuar me shpejtësi. Lojtari gëzon shëndet të mirë dhe po stërvitet në shtëpi.
Ismaël nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të ekipit që nga miqësorja e së shtunës së kaluar kundër Modenas. Ekipi gjithashtu ka rezultuar negativ pas të gjithë tamponëve të kësaj jave, përfshirë testin molekular përpara udhëtimit në Nice”, shkruhet në njoftimin e Milanit. /abcnews.al
Official Statement: Ismaël Bennacer ➡️ https://t.co/9Ud3E0H8Ph
Comunicato Ufficiale: Ismaël Bennacer ➡️ https://t.co/aOiTsU0g6d#SempreMilan pic.twitter.com/L9Qf7wJJaL
— AC Milan (@acmilan) July 31, 2021