Milanist dhe ish-trajner i Interit, analiza e Bianchit për Serie A

schedule22:16 - 12 Shkurt, 2020

schedule 22:16 - 12 Shkurt, 2020

Në një intervistë për Corriere dello Sport, ish-trajner i Interit dhe ish-futbollist i Milanit, Ottavio Branchi ka folur për situatën e deritanishme në Serie A, ku kreu i tabelës është shumë më i ngjeshur seç mendohej dhe seç është parë vitet e fundit.

Juventusi, Interi dhe Lazio janë kokë më kokë dhe lufta për titullin kampion, duket se do të vazhdojë deri në javën e fundit. Kështu mendon edhe Branchi, një legjendë e futbollit italian. Branchi ka luajtur 373 ndeshje dhe ka shënuar 43 gola për klube italiane..

“Për mendimin tim, Conte ka bërë një punë të shkëlqyer. Besoj se Interi këtë sezon ka mundësi reale për të fituar titullin kampion. Juventusi është i avantazhuar, normalisht që është, pasi ka lojtarët më të mirë në botë, por Lazio dhe Interi nuk duhet kurrsesi të dorëzohen deri në javën e fundit”, tha mes të tjerash Bianchi./abcnews.al