Nga Hergi Llupi
Dy rivalët kryesorë për një përfundim në top katërshe në Serie A mblidhen sot në “San Siro” në orën 15:00, në një duel që ka vlerë të madhe marrja e tre pikëve për këdo nga të dyja skuadrat.
Pas një barazimi zhgënjyes në mesjavë, Milani është në vendin e gjashtë me pesë ndeshja para përfundimit, ndërsa homologët e tyre të kryeqytetit janë ngjitur në krye me shtatë fitore nga 10 ndeshjet e fundit të ligës.
Megjithëse Milani është në gjysmëfinale të Champions League dhe pret një betejë të ashpër ndaj Interit, shpresat e tyre për t’u rikthyer në kompeticionin më të mirë të Evropës për klube sezonin e ardhshëm janë goditur pas barazimit të së mërkurës me Cremonese. Kuqezinjtë e Piolit nuk po bëjnë mirë në rrugëtimin e tyre për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm, pasi në 5 ndeshjet e tyre të fundit kanë mundur të marrin vetëm 1 fitore dhe 4 barazime.
Ditën e sotme, Pioli dhe Milani do të kërkojnë hakmarrje për humbjen 4-0 në ndeshjen e janarit dhe do të synojë një fitore të tretë radhazi në ligë ndaj Lazios në San Siro, ku ata janë gjithashtu në një seri prej tetë ndeshjesh të pamposhtur në të gjitha garat.
Që nga fundi i shkurtit, Lazio në fakt ka marrë më shumë pikë se çdo skuadër tjetër në Serie A, por puna për të përfunduar në top katërshe nuk ka përfunduar ende. Lazio ka bërë një performancë të mirë këtë sezon deri më tani, ku aktualisht ndodhen në vendin e dytë me 64 pikë. Kryeqytetasit kanë grumbulluar 19 fitore, 7 barazime dhe 7 humbje deri më tani në ligë, ndërsa kanë shënuar 52 gola dhe kanë pësuar 24, mbrojtja e dytë deri më tani më e mirë në Serie A.
Nga ana tjetër, Milani ndodhen në vendin e gjashtë me 58 pikë, po aq sa Atalanta dhe Roma. Kuqezinjtë e Piolit kanë ulje ngritjet e tyre përgjatë këtij sezonit, por sigurisht që në sfida të forta dhe të rëndësishme si kjo e sotmja, Milani tregon gjithmonë dhëmbët.
Formacionet e mundshme:
Milani pritet të hidhet sot në fushë me Maignan në portë, Calabria, Kjaer, Tomori dhe Theo Hernandez në mbrojtje. Mesfusha pritet të jetë me Tonali, Krunic dhe Bennacer të avancuar, ndërsa Messias dhe Leao do të mbështesin nga krahët e sulmit francezin Giroud ku do të jetë i vetëm në krye.
Nga ana tjetër, Lazio pritet të fillojë me Provedel në portë, Hysaj, Marusic, Casale dhe Romagnoli në mbrojtje. Mesfusha me tre pritet të përbëhet nga Basic, Marcos Antonio dhe Milinkovic Savic. Në sulm treshja e frikshme Pedro, Immobile dhe Felipe Anderson./ h.ll/abcnews.al