Milani nxjerr dy lojtarë në merkato, ja kush i zëvendëson

schedule11:44 - 20 Nëntor, 2019

schedule 11:44 - 20 Nëntor, 2019

Dy lojtarë mund të largohen nga Milani në merkaton e janarit. Të dy luajnë në mbrojtje, saktësisht në krahët e saj. Flasim për mbrojtësin e djathtë, Davide Calabria dhe atë të korsisë së majtë, Ricardo Rodriguez. Stefano Pioli nuk i preferon si titullarë.

Trajneri i kuqezinjve pëlqen Theo Hernandez në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Andrea Contin në rolin e mbrojtësit të djathtë. Sinjal i qartë për Calabria dhe Rodriguez, të cilët mund të ndërrojnë kampionat. Pas italianit qëndron Sevilla, ndërsa për lojtarin zviceran interesohen Everton, Schalke 04 dhe Borussia Dortmund.

Drejtuesit e Milanit presin ofertat zyrtare për të nisur negociatat e shitjes së tyre. Paratë që pritet të arkëtohen, mund të investohen për shërbimet e Zeki Celik dhe Djibril Sidibe sipas calciomercato.com.

Calabria dhe Rodriguez

I pari është 22 vjeç dhe turku i Lille aktivizohet si mbrojtës i djathtë. Në po të njëjtin rol aktivizohet edhe Sidibe, 27-vjeçari i francezëve të Monacos, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë të repartit defensiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!