Milani po bën një sezon të mirë, ndërkohë që drejtuesit tani kanë një detyrë të vështirë për të bindur lojtarët kryesorë të nënshkruajnë kontratat e reja. Momentalisht fokusi është te Hakan Calhanoglu dhe Gigio Donnarumma, pasi u përfundojnë kontratat më 30 qershor.
Bisedimet kanë nisur prej kohësh, por ende nuk ka një marrëveshje. Te Milani po punojnë edhe për rinovime të tjera dhe objektivi është të blindojnë sa më shpejt mesfushorin Franck Kessie. Afrikani po bën një sezon fantastik dhe e ka thënë hapur se dëshiron të qëndrojë te kuqezinjve.
#ACMilan are working to extend Frank #Kessie’s contract (expires in 2022). They are working to reach an agreement to a long-term contract in the coming weeks with a new salaries (€3,2-3,5M/year). The midfielder wants to stay at Milan. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) February 11, 2021
Nicolo Schira raporton se Milani ka nisur punën për ta rinovuar kontratën me Kessie. Aktualja i përfundon në qershor të vitit 2022. Kryesuesit e Serie A duan të firmosin një marrëveshje afatgjatë dhe ofrojnë për mesfushorin 3.2 deri në 3.5 milion euro në sezon. Mbetet të shihet se cilat janë kërkesat e Kessie. /abcnews.al