Anësori i Chelseat, Hakim Ziyech, ende mund të përfundojë te Milan pasi të hapet merkato e ardhshme e transferimeve.
Në fund të verës, marokeni shpalli hapur dëshirën e tij për të gjetur një klub të ri për veten e tij, por negociatat mes Chelsea dhe kuqezinjve nuk rezultuan të suksesshme. Sipas Tuttomercatoweb, Milani është ende në garë për 29-vjeçarin. Diskutimet mund të rifillojnë në dimër.
Hakim Ziyech ka bërë katër paraqitje për Chelsean këtë sezon, duke bërë vetëm një start. /abcnews.al/