Milani në sulm për mbrojtësin turk, drejtuesit projektojnë uljen e rrogave

schedule10:58 - 6 Nëntor, 2020

schedule 10:58 - 6 Nëntor, 2020

Stefano Pioli ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe drejtuesit e Milanit i janë rikthyer një dëshirë të hershme. Ai është Ozan Kabak, 20-vjeçari turk i Schalke 04, i cili ka luajtur 4 ndeshje me kombëtaren e tij.

Corriere della Sera raporton se kuqezinjtë e duan lojtarin defensiv që në janar dhe së shpejti do të nisin negociatat me klubin gjerman. Ndërkohë, drejtuesit e kryesuesve të Serie A kanë një plan në lidhje me uljen e rrogave në këtë periudhë krize.

La Repubblica raporton se në javët e ardhshme do i kërkohet lojtarëve të heqin dorë nga 20% e rrogave të tyre mujore. Një veprim i detyruar për të përballuar deficitin buxhetor prej 195 milion eurove. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!