Milani në stërvitje, mediat në Itali zbulojnë planin e kuqezinjve

schedule13:20 - 5 Maj, 2020

schedule 13:20 - 5 Maj, 2020

Milani do të nisë stërvitjen ditën e enjte, ndërkohë që Sky Sport raportojnë se sot prej orës 08:30 futbollistët u janë nënshtruar testeve mjekësore në klinikën e Maddonina. Nuk bëjnë përjashtim nga testet as trajneri Stefano Pioli dhe stafi i tij.

Gjithsesi janë lojtarët ata që do të shihen me më shumë imtësi, pasi do t’u nënshtrohet testeve për stresin, për zemrën dhe për gjakun. Ata që do të kalojnë testet, të enjten do të nisin edhe stërvitjen.

Fillimisht do të punohet në aspektin fizik dhe më pas me topin, ndoshta pas datës 18 maj. Sa u takon testeve, tre lojtarët që i kanë kryer ditën e sotme janë Jack Bonaventura, Lucas Biglia dhe Leo Duarte.

Në vazhdim me ekipin do të bashkohen edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie, që nuk ndodhen në Itali. Të dy do të kthehen dhe si fillim do të qëndrojnë për 14 ditë në izolim. Sulmuesi gjatë kësaj periudhe edhe është stërvitur, madje normalisht, me Hammarby në Suedi. h/ abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!