Milani mohon akordin me Rangnick, vjen edhe reagimi i “profesorit” gjerman

schedule12:19 - 7 Korrik, 2020

schedule 12:19 - 7 Korrik, 2020

Mediet italiane raportuan për arritjen e akordit mes Milanit dhe Ralf Rangnick. Gjermani pritet të marrë drejtimin e kuqezinjve në fund të sezonit, duke qenë trajner dhe drejtor teknik.

“Profesori” do të jetë më shumë se një trajner dhe do të ketë fuqi në vendimmarrje dhe në merkaton e klubit, duke vendosur ai se kush do të afrohet dhe kush duhet t’i japë fund aventurës me klubin italian.

Milani e mohoi arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se asnjë vendim nuk do të merret përpara mbylljes së kampionatit dhe duke konfirmuar besimin te Pioli. Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i 62-vjeçarit.

A kam arritur akord me Milanin? Jo“, u shpreh shkurt Rangnick për Sport 1, duke dhënë një përgjigje të prerë. Si një profesionist që është, ai duket se nuk dëshiron të pohojë asgjë përpara mbylljes së sezonit të Serie A.

Në pankinë është Stefano Pioli, i cili po bën një punë të mirë dhe duhet të presim edhe pak për ndryshimin e madh te një nga klubet më të mëdha të botës së futbollit. /abcnews.al