Rafael Leao është një nga lojtarët kryesorë të Milan, i cili padiskutim kishte një pjesë të rëndësishme të meritës së tij në fitimin e titullit kampion nga kuqezinjtë.
Drejtuesit duke parë rëndësinë e Leaos në skuadër kanë menduar ta “blindojnë” lojtarin për t’iu parapri kështu edhe ndonjë surprize të pakëndshme në lidhje me të.
Kontrata aktuale e portugezit përfundon në vitin 2024, ndërsa drejtuesit kërkojnë që t’ia zgjasin kontratën deri në vitin 2027.
Megjithatë, mbetet për t’u mbyllur hendeku mes kërkesave të lojtarit, i cili kërkon një pagë prej rreth 7 milionë eurosh dhe sa synojnë të shpenzojnë kuqezinjtë. /f.a/abcnews.al