Milani mbyll merkaton pa surpriza, firmosin Messias dhe Adli

schedule22:53 - 31 Gusht, 2021

schedule 22:53 - 31 Gusht, 2021

Walter Messias dhe Yacine Adli janë zyrtarisht lojtarë të Milanit. Braziliani, i cili luan si sulmues i dytë dhe fantazist, është marrë te Crotone në huazim me të drejtë blerje.

Ai do të mbajë numrin 30 te Milani dhe trajneri Stefano Pioli do ta ketë si alternativë këtë sezon. Ndryshe është situata me Yacine Adli.

Mesfushori qendror ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026. Duke qenë se hapësirat te Milani janë të vogla, 21-vjeçari do të lihet në huazim te Bordeaux këtë  sezon. / abcnews.al