Milani nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon dhe prestigji i kuqezinjve ka vite që është në rënie të lirë. Tashmë, Milani nuk po konsiderohet më si një klub i madh në Itali dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak drejtuesve dhe tifozëve kuqezi.
Një plan afatgjatë mendohet se është vënë në zbatim nga drejtuesit e klubit, në mënyrë që Milani të rikthehet aty ku i takon. Gjithçka ka nisur me rinovimin e një prej talenteve më premtues, Daniel Maldini.
Djali i legjendës Paolo Maldini ka rinovuar edhe për pesë vite të tjera me kuqezinjtë, duke i premtuar besnikëri “Djallit” deri në vitin 2024. Dinastia Maldini duket se do të vazhdojë te Milani./abcnews.al