Milani i ri: Objektiva dhe dëshira për merkaton, ç’ndodh te kuqezinjtë

schedule13:58 - 14 Korrik, 2020

schedule 13:58 - 14 Korrik, 2020

Milani vijon të vëzhgojë për lojtarë dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë emra të lakuar. I fundit që ka dalë në skenë është Emerson Royal, anësori i djathtë i Barcelonës. Braziliani ka qenë i huazuar tek Real Betis këtë sezon dhe tani kuqezinjtë janë në garë për shërbimet e tij, sipas “Mundo Deportivo”.

gazeta spanjolle shkruan se Tottenham Hotspur, Everton, Newcastle United, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen gjithashtu po e vëzhgojnë, çka bën që katalanasit të kërkojnë 25-30 milion euro për kartonin e 21-vjeçarit. Këtë sezon me Betis ai ka luajtur në 31 ndeshje, duke shënuar tre gola dhe asistuar pesë herë.

Për mbrojtjen tani po lakohet edhe një emër tjetër. Bëhet fjalë për spanjollin e Bayern Munchen, Javi Martinez. Milani thuhet të ketë kërkuar informacion për shtatlartin dhe është gati të ofrojë 12 milionë euro për ta transferuar në Serie A, ndërsa për vetë lojtarin është gati një kontratë 3-vjeçare me një pagë që kap shifrën e 2.5 milion eurove.

SULMI – RB Leipzig nuk do ta paguajë klauzolën prej 29 milion eurosh për të blerë sulmuesin Patrick Shick. Sulmuesi çek ka bërë një sezon të mirë ën Bundesliga, por klubi gjerman e konsideron të lartë klauzolën për momentin në të cilin ndodhet futbolli.

Shick ishte i zgjedhur i Ralg Ragnick dhe me RB Leipzig shënoi 10 gola në 22 ndeshje. SportItalia raporton se trajneri gjerman, i cili pritet që të zyrtarizohet si pasuesi i Stefano Pioli, e do Shick te Milani sezonin e ardhshëm. Me Zlatan Obrahimovic që prite të largohet, 24-vjeçari mendohet si sulmuesi kryesor në skuadrën e Rangnick. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!