Milani i jep duart Mattia Caldara, zbulohet lëvizja e fundit

schedule09:06 - 6 Janar, 2020

schedule 09:06 - 6 Janar, 2020

Milani e afroi me shpresën se së bashku me Alessio Romagnoli do të bëhej një “digë” në mbrojtjen kuqezi, por Mattia Caldara ka qenë i pafat. Dëmtimet e kanë penalizuar italianin, që Milani e transferoi duke e përfshirë në operacionin e rikthimit të Leonardo Bonuçi te Juventusi.

Duke parë situatën e krijuar me mbrojtësin, klubi i Atalanta e ka më shumë se një ide rikthimin e Caldara në Bergamo. Ata duan një lojtar për të zëvendësuar Simon Kjaer dhe Roger Ibanez dhe ish-lojtari i tyre shihet si i duhuri.

Huazimi deri në fund të sezonit është formula për kalimin e Caldara tek Atalanta dhe mbrojtësi nuk mund të thotë “jo”. Ai klubi është special për të dhe do i jepej mundësia të kapte sërish formën më të mirë dhe të tregonte edhe njëherë se pse Juventusi e bleu dhe më pas i besoi edhe Milani.

Kuqezinjtë janë të hapur për ta huazuar Caldara tek Atalanta, por më parë duhet të mbyllin marrëveshjen për transferimin e Todibo nga Barcelona. Kjo gjë mund të ndodhë shumë shpejt dhe më pas të punohet edhe për të ardhmen e Caldara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!