Gotze i ka kaluar dy sezonet e fundit në Holandë me fanellën e PSV Eindhoven, gjë që e bëri atë të nënshkruajë një kontratë me vlerë 3 milionë në sezon deri në vitin 2024.
Me të cilin, në sezonin e sapo dërguar në arkiv, vetë Gotze shënoi gjithsej 40 paraqitje, 4 gola dhe po aq asistime në kampionat, dy gola në Kupën e Holandës, një në Superkupën vendase dhe një gol me 3 asistime në Ligën e Konferencës.
Duke thënë se agjenti i tij Volker Struth do të preferonte ta merrte atë në Serie A sesa Benfinca në ligën e lartë portugeze, sipas Goal.com Deutschland, ish-lojtari i Borussia Dortmund do të ishte zgjidhja ideale që Milani do të aspironte, për shkak të cilësisë së shkëlqyer.
Për ta marrë gjermanin duhen reth 4-5 milion. Kjo do t’i lejonte kuqezinjtë të investonin më shumë para për operacione të tjera që përfshijnë mbrojtjen qendrore, mesfushorin dhe krahun e djathtë. /abcnews.al/