Milani gjerman, shembulli Atalanta dhe Ibrahimovic: Rrëfehet Ralf Ragnick

schedule10:57 - 20 Gusht, 2020

schedule 10:57 - 20 Gusht, 2020

Ralf Rangnick vendos të flasë. Këtë herë gjerë e gjatë për Milanin, që i kishte bërë ofertë që në muajin tetor. Gjermani respekton maksimalisht trajnerin aktual Stefan Pioli, ndërkohë që flet edhe për Paolo Maldini dhe Zvonomir Boban. Rangnick tregohet i sinqertë edhe kur pyetet në lidhje me Ibrahimovic dhe Kajer, si dhe merr për shembull Atalantën dhe Interin e Antonio Conte. Në fund, në intervistën për “Gazzetta dello Sport” tregon edhe mbi çfarë idesh do të ishte ndërtuar Milani nën drejtimin e tij.

KONTAKTET ME MILANIN – Më kontaktuan për herë të parë në fund të tetorit, kur ekipi ishte tre pikë larg zonës së rënies. Asnjëherë nuk kam folur për këtë në publik. Dua ta sqaroj se kurrë nuk firmosa një kontratë, apo të kisha ndonjë kusht. Isha në marrëveshje me Red Bull deri tre javë më parë. Milani ishte skuadra më e mirë pas rihapjes së kampionatit, ndaj ndryshimi i trajnerit nuk do të kishte qenë diçka e mençur. Pioli e meritonte ta mbante punën e tij dhe e vlerësoj si njeri, pasi në të gjitha intervistat ka thënë që është i përqendruar vetëm te objektivat. Nëse ky është vendimi i duhur për Milanin në planin afatmesëm dhe afatgjatë, atëherë është një çështje tjetër”.

 

MALDINI DHE BOBAN – “Kurrë nuk kam thënë për Milanin në publik. Kurrë. Unë mund të flas për Maldinin si ish-lojtar: një legjendë, i jashtëzakonshëm. Nuk mund të them të njëjtën gjë për të si drejtor, sepse nuk e njoh në atë. Nga jashtë mund të pyetet nëse pronarët janë të kënaqur me rezultatet, nisur nga paratë e investuara gjatë viteve të fundi. Unë shkaku i largimit të Boban? Për këtë duhet të pyesni drejtuesit e klubit”.

VETERANËT – “Pyetja që ju duhet të ngrini është pse Milani erdhi tek unë? Çfarë donin të bënin. Ndoshta ta po kërkonin një ndryshim të drejtimin. Nuk është në stilin tim të përqendrohem te një lojtar 38-vjeçar, jo për shkak të cilësive dhe talentit. Unë preferoj të krijoj vlera dhe të zhvilloj talente. Nuk ka shumë sens tek unë ideja për t’u mbështetur tek Ibrahimovic ose Simon Kjaer. Kjo është mënyra ime si i shoh gjërat dhe jo domosdoshmërish është e drejtë apo e gabuar. Kur Ibra tha se nuk më njihte, nuk e kishte gabim. Unë kurrë nuk e kam takuar atë”.

 

SHEMBULLI – “Duhet një objektiv konkret, siç është kualifikimi në Champions League. Askush nuk kënaqet duke luajtur në Europa League. Milani ka një shembull 30 kilometra larg. Atalanta ka një të tretën e të ardhurave të Milani, por vazhdojnë të renditen para tyre në klasifikim. Kjo për shkak se bëjnë investime të zgjuara, kanë një nga akademitë më të mira në Eurppë dhe suksesi nuk ka të bëjë vetëm me Gian Piero Gasperimi. Është një sport ekipor. Jam i impresionuar me stilin e futbollit të Antonio Contes tek Interi, i cili është i sofistikuar, aktiv dhe agresiv”.

IDETË E RANGNICK – “Ideja ime e futbollit ka qenë gjithë ajo e mbajtjes së një ritmi të lartë, me presing dhe kundërsulm.. Të gjithë lojtarët në akademitë tona rriteshin me këto ide. Në 36 vitet e fundit, kam pasur më shumë sukses kur unë kam qenë më shumë se thjesht një trajner. Por unë e kosnideroj veten pjesë të një motori me shumë pjesë. Kërkoj njerëzit më të mirë, duke nisur stafin, ata që ushqejnë ekipin, psikologët, video-analistët dhe padyshim skautët. Kjo do të funksiononte në Serie A, nëse ka mbështetje dhe vizion është i përbashkët. Shikoni në Premier League. Jurgen klopp nuk nënshkruan me një lojtar që nuk ka mentalitetin e duhur dhe karakteristikat që i përshtaten stilit të lojës. Pep vepron njëlloj”. /abcnews.al