Milani gati për derbin e zjarrtë, dy dilema për Giampaolon

schedule16:44 / 19/09/2019

Milani ka siguruar dy fitore në tre ndeshjet e para të kampionatit italian, por loja e kuqezinjve ka lënë shumë për të dëshiruar. Gjithsesi, në këtë fazë të kampionatit kanë rëndësi pikët, ndërsa fundjava i vë djemtë e Marco Giampaolos përballë Interit të Contes.

Derbi i shumëpritur zhvillohet të shtunën në orën 20:45 dhe Milani ka punuar qetësisht gjatë gjithë javës, ndryshe nga zikaltrit që zbritën në fushë të martën në mbrëmje. Trajneri Giampaolo ka akoma dyshime për disa titullarë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Lucas Biglia dhe Ismaël Bennacer janë në garë për një vend titullari në “regjinë” e lojës me algjerianin në avantazh, ndërsa Ante Rebic, Samu Castillejo dhe Lucas Paqueta do të luftojnë për një fanellë titullari krah Piatek dhe Susos.

Zgjedhja do të jetë e vështirë, por kroati i afruar nga Eintracht Frankfurt është pak më i avantazhuar në krahasim me spanjollin dhe brazilianin. Formacioni i mundshëm i Milanit pritet të jetë ky: Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessiè, Bennacer, Calhanoglu; Suso, Piatek, Rebic. /abcnews.al

schedule16:44 / 19/09/2019