RedBird Capital Partners janë shumë pranë blerjes së Milanit. Fondi amerikan ka qenë konkret dhe pritet që të mbyllë marrëveshjen me Elliot.
Oferta e RedBird, që ka në pronësi Toulouse në Francë dhe zotëron aksione të pronarët e Liverpool, për Milanin është rritur.
Orët e fundit, sipas “Sole 24 ore”, Redbird e kanë rritur ofertën dhe thuajse e kanë arritur një marrëveshje mbi bazën e 1.3 miliardë dollarëve, shifër që mund të shkojë deri në 1.8 miliard falë disa klauzolave.
Fondi Elliot ndërkohë do të mbetet si investitor me aksione te Milani. / abcnews.al