Milani ka mbyllur bilancet financiare të sezonit të kaluar (2020-2021) dhe ka rezultuar se kuqezinjtë kanë dalë me 96.4 milionë euro humbje.
Ky mund të themi se është progres për skuadrën kuqezi. Ata i kanë përgjysmuar humbjet në sezonin e shkuar, pavarësisht se iu desh të luanin pa spektatorë në pjesën më të madhe të sezonit.
Ndërkohë, edhe merkato nuk ishte pa harxhime sepse Milani harxhoi 70 milionë euro. Një tjetër element i rëndësishëm është fakti se Milani nuk ka asnjë borxh te bankat. /abcnews.al