Milan duket se është drejt një epoke të re. Në orët e fundit të djeshme në media ka qarkulluar lajmi se drejtuesit aktual të klubit aktual të klubit kuqezi, Elliott Management, kanë arritur marrëveshjen me LVMH group për shitjen e klubit.
Ka disa muaj që flitet se grupi i drejtuar nga Bernard Arnault është në bisedime me drejtuesit e Milanit dhe më në fund palët kanë rënë dakord. Në raportimin e bërë nga ‘La Repubblica’, Arnault ka ofruar plot 975 milionë €.
Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, ku do të mësohen dhe detajet. Gjithashtu do të aprovohet dhe projekti i stadiumit të ri, që kuqezinjtë do të ndërtojnë. /abcnews.al
+++ Accordo Elliott-LVMH per l’acquisizione del @acmilan : ratifica con la approvazione del progetto del nuovo stadio +++ https://t.co/IMeuGF2EFE pic.twitter.com/ZHTAnKKAXG
— Luca Serafini (@lucaserafini4) January 12, 2020