Milani është afër transferimit të Mike Maignan, ndërsa Gigio Donnarumma do largohet nga Milani në fund të sezonit. Sipas Calciomercato, lëvizja e portierit francez në “San Siro” është thuajse punë e mbyllur.
Maignan prej muajsh është shfaqur prej kohësh si një opsion për Milanin dhe negociatat e miratimi i lojtarit kanë marrë dritën jeshile prej kohësh. Gjatë ditëve të fundit negociatat kanë avancuar.
Drejtuesit e kanë kuptuar se rinovimi me Donnarumman është thuajse i pamundur dhe kanë nisur operacionin për blerjen e portierit, që dje u shpall kampion i Lille në Francë. Milani pritet të paguajë 15 milionë euro plus bonuse për Maignan dhe portieri do marrë 3 milionë euro në sezon. /abcnews.al