Milani “djersin” por ia del, mposht Bolognan në transfertë

schedule22:47 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 22:47 - 8 Dhjetor, 2019

Milani ka fituar 2-3 në transfertë përballë Bolognas. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli kërkonin me doemos fitoren dhe pas 90 minutave ia dolën.

“Djalli” e nisi shumë mirë ndeshjen, me Piatek që shënoi në minutën e 15-të. Bomberi polak u rikthye pas dy muajsh në listën e golashënuesve.

Në minutën e 32-të, mbrojtësi Hernandez dyfishoi për Milanin, por 8 minuta më vonë, shënoi autogol, duke çuar shifrat në 1-2.

Bonaventura shënoi në minutën e parë të pjesës së dytë, për të rikthyer avantazhin e dy golave. Sansone në minutën e 84-ët çoi shifrat në 2-3 dhe rihapi ndeshjen, por Milani u mbrojt në minutat e mbetura dhe mori tri pikë të arta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!