Milani barazon ndaj Lacios në Kupën e Italisë

schedule17:45 - 27 Shkurt, 2019

schedule 17:45 - 27 Shkurt, 2019

Nuk ka shkuar me shumë se një barazim pa gola ndeshjes e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Lacios. Trajneri Gatuzo u shpreh i zhgenjyer pas këtij barazimi.

Akti i pari i gjysmëfinales së kupës së Italisë mes Lacios dhe Milan e luajtur në stadio Olimpico përfundoi me rrjete të paprekura. Një sfidë nga e cila Milani zhvilloi një paraqitje krejtësisht ndryshe nga ndeshjet e kampionatit. Një Milan pa ide dhe fantazi në fazën sulmuese. Lojtari i momentit në shtëpinë kuq e zi, Piatek nuk shfaqi në asnjë moment rrezik në portën e Strakoshes kjo për faktin se nuk u shërbye nga shokëet e skuadrës. Nga ana tjetër u pa një Lacio i uritur për fitore, por fati nuk ishte me lacialët. Të besuarit e trajnerit Inzagi dominuan lojën dhe krijuan shumë raste të pastra shënimi, por pa rezultat. Finalistja e Kupës së Italisë për sezonin 2018-19 do të caktohet në ndeshjen e kthimit që do të luhet në San Siro. Lazio është disi më e avantazhuar dhe presioni në këtë rast bie tek Milani. Pas takimit, trajneri i kuqezinjve Genaro Gatuso u shpreh i zhgënjyer nga dueli dhe tha se skuadra luajti ndryshe nga ndeshjet e kampionatit.

Kemi bërë një hap pas në krahasim me ndeshjet e fundit që kemi luajtur në kampionat dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e ardhshme. Lacio ishte shumë mirë fizikisht dhe u përqendrua në fazën sulmuese. Dua të përgëzoj mbrojtjen, pasi nuk lejoi të shënohej asnjë gol nga ana e kundërshtarit. Kemi bërë mjaft gabime në 16 metrat të fundit dhe shërbimet nga Piatek kanë qenë shumë të pakta. Bakajoko u markua mjaft mirë nga Korrea duke bërë që plani jonë të dështonte për të deportuar në qender, tha trajneri i milanit Genaro Gatuso. Ndërkohë që trajneri i Lacios, Inzaghi tha se fati nuk ishte me skuadrën e tij pasi e tentuan golin në çdo lloj mënyre, por pa rezultat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!