Stefano Pioli është infektuar me COVID-19. Trajneri i Milanit rezultoi pozitiv në testin e kryer ditën e sotme dhe klubi italian ka dalë me njoftim. Gjendja e tij është e mirë, ndërkohë që kuqezinjtë kanë anuluar seancën e sotme stërvitore.
“AC Milan njofton se Stafano Pilo ka dalë pozitiv pas tamponit të shpejtë të kryer ditën e sotme në mëngjes. Autoritetet shëndetësore janë informuar dhe trajneri, i cili momentalisht nuk po tregon asnjë simptomë, ka shkuar në karantinë në shtëpinë e tij.
Të gjitha testet e tjera të kryera nga stafi dhe skuadra kanë rezultuar negativë. Si rezultat seanca e sotme stërvitore është anuluar. Stërvitja përpara ndeshjes me Napolin do të rinisë të hënën, në varësi të përcaktuara në protokollin federal”, thuhet në komunikatën e Milanit. /abcnews.al