Milan zyrtarizon portierin e ri, Marco Sportiello “gardiani’ i ri i “kuqezinjve”

schedule12:10 - 28 Qershor, 2023

schedule 12:10 - 28 Qershor, 2023

Pas largimit të Tonali dhe afrimit të Ruben Loftus-Cheek në radhët e “kuqezinjve” të Milan, këta të fundit kanë prezantuar ditën e sotme, tranferimin e tyre më të ri, i cili do të jetë “gardiani” italian i portës, Marco Sportiello.

Me një eksperiencë të madhë mbi supe, në klube të ndryshme të Italisë, por edhe më gjerë, Sportiello do të luajë rolin e “zëvendësuesit” të Maignan, kur ky i fundit të ndihet i lodhur ose të jetë i dëmtuar.

Portieri italian 31-vjeçar u transferua te Milan si një lojtar i lirë, teksa mësohet se ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për 4 vitet e ardhshme me “kuqezinjtë” e më tej mësohet se “gardiani” i ri i “kuqezinjve” do të mbajë në fanellë numrin 57. /i.m /abcnews.al