Skuadra e Milanit po bën mirë këtë sezon në Seria A dhe trajneri Stefano Pioli ka arritur t’i kthejë “kuqezinjtë” në nivelet e larta të futbollit italian.
Drejtuesit e kuqezinjve po u japin “prioritet” lojtarëve aktualë që kanë në skuadër, dhe kanë menduar t’iu ofrojnë 3 lojtarëve kryesorë zgjatjen e kontratës.
Lojtarët e shumë dëshiruar të Milan janë, Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Rafael Leao. Kuqezinjtë janë të gatshëm të rinovojnë me këto lojtarë deri në vitin 2026 për t’iu mbyllur derën kështu ndonjë skuadre që shpreh interesimin për ta.
Sipas “Corriere dello Sport” Milan ka ofruar një rritje të konsiderueshme page, duke ua trefishuar në kontratën e re. Siç raportohet nga e përditshmja italiane, skuadra e Milanit është e gatshme të bëj një investim bruto prej 80 milion eurosh për të gjitha rinovimet e lojtarëve kryesore. /f.a/abcnews.al