E dinin edhe vetë se do ta kishin të vështirë. Pavarësisht se po ndryshojnë fytyrë çdo ditë e më shumë, e po kthehen në kandidatë për trofe, sërish futbollistët e Milanit e kishin të qartë se potenciali I tyre nuk është I barabartë me një Inter.
Kjo u duk qartë në momentin kur duhej të bënin hapin e radhës drejt kreut, por gabuan.
Në stadiumin “Olimpiko” të Romës, Lacio i mundi me rezultatin më klasik të ngushtë në futboll, 1-0, falë një goli të shënuar nga suedezi Isaksen që në 26’.
Edhe pse lombardët bënë shumë presion, mbajtën topin 60 për qind e patën më tepër gjuajtje, 11 ndaj 4 gjithsej, sërish nuk u arrit dot as barazimi.
Kjo do të thotë se Interi është tani në 8 pikë epërsi në krye të Serisë A, ndërsa mund të ishte arritur në -5.
“La Gazeta delo Sport” ia kushton ballin e kopertinës fitores së Kimi Antonelit në Formula 1 në Kinë, ndërsa Serisë A I jep një vend të vogël: Milani bie në -8! Lacio I bën dhuratë Interit!
Ja edhe “Tutosport” nga Torino: Isaksen shënon edhe për Interin! Milan, hap fals me Lacion, -8! Rast I humbur dhe tension I lartë, Leaos zemërohet për zëvendësimin!”
Me të vërtetë, sulmuesi kryesor ishte I nxehur që e nxorrën nga fusha, por duket më shumë për stilin e lojës së Alegrit, e madje e refuzoi përqafimin e trajnerit.
Sipas mediave italiane, drejtori sportiv Igli Tare nuk u kënaq aspak nga kjo skenë.
Milani mbeti në kuotën e 60 pikëve në kampionat ndaj 68 të Interit që po shkon më i sigurt drejt titullit.


