Kontrata e Mike Maignan me Milanin skadon në vitin 2026, por “kuqezinjtë” kanë filluar të mendojnë për rinovimin e francezit.
Paga e portierit do të rishikohet, megjithatë sipas raportimeve të mediave italiane, që u referohen burimeve pranë lojtarit, francezi synon shumë lartë. Maignan ka kërkuar 8 milionë euro në vit, ndërsa më tej nga mediat italiane shtohet se “tavani i vendosur te Leao” është një shifër që Milan nuk dëshiron ta kapërcejë.
Megjithatë nëse pranohet kërkesa e portierit, francezi do të bëhej lojtari më i paguar në ekipin e Stefano Piolit./ h.ll/abcnews.al