Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, dha një intervistë për “Sky Sport”, pas përfundimit të ndeshjes së Europa League ndaj Slavia Prague, me kuqezinjtë që fituan 3-1. Pioli u shpreh shumë i lumtur që skuadra e tij ndodhet tashmë në fazën çerekfinale.
“Ne e shfrytëzuam superioritetin numerik më mirë se në ndeshjen e parë. Nëse do të ishim 11 kundër 11, gjërat do ishin më të vështira. Ne jemi mirë, është një moment pozitiv, kemi 3 sulmues me kualitet. Ne e duam këtë trofe, jemi në garë për ta fituar.
Darkën me Ibrahimovic dhe Furlanin e vlerësova shumë. Ata më dhanë një dhuratë për 100 fitoret me Milanin. Mendoj se niveli i futbollit italian në krahasim me ekipet e mëdha europiane është më i ulët. Kjo si pasojë e diferencave ekonomike.
Eliminimi i Interit nga Champions League ishte surprize”, është shprehur Stefano Pioli./h.ll/abcnews.al