Milan, Pioli: Kemi grup të shkëlqyer, por na mungon “shënjestra”

schedule19:44 - 2 Nëntor, 2023

schedule 19:44 - 2 Nëntor, 2023

Në janar të këtij viti, kundër Romës, ishte hera e fundit që Milani barazoi një ndeshje, pasi ishte gjendur në avantazh të dy golave. Përmbysja napolitane dukej e pamenduar, por ka bërë që kuqezinjtë të nisin përgatitjet për Udinesen me një qasje tjetër.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Pioli në një intervistë për televizionin e klubit.

Si u kthyet në Milano pas transfertës në “Maradona”?

Me një shije të hidhur në gojë siç është normale të jetë, sepse po dominonim dhe nuk duhej të shfaqnim pasigurinë të cilën Napoli e përdori për të na barazuar. Sidoqoftë, vazhduam të krijonim, nuk ishte e lehtë të bënim 10 gola në Napoli, por nuk e mbyllëm ndeshjen dhe nuk kaluam epërsi më të thellë kur mundëm. Barazimi ishte pasojë.

Ndaj Napolit shpërdoruat një rast të artë apo jo?

Shpërdoruam mundësi mjaft të qarta, madje edhe disa pasime. Nuk mendoj se ka shumë skuadra që kanë shkuar në Napoli për të krijuar 10-12 raste shënimi. Keqardhja mbetet, por duhet të mbetet në mendje që nëse luajmë siç dimë, mund të konkurrojmë me këdo në kampionat.

Përse Milani vuan kaq shumë ndaj ekipeve të mëdha?

Kur numrat janë të rëndësishëm e nuk fiton, do të thotë se diçka mungoi, me Interin nuk luajtëm në mundësitë tona, me Juventusin dhe Napolin ishte e kundërta. Por në fund vlejnë pikët dhe duhet të bëjmë më mirë.

Mendoni se e ka fajin kalendari i dhjetë javëve të para?

E dinim që këto javë të para do të ishin të komplikuara me shumë përplasje direkte, e në disa ndeshje bëmë më pak sesa mundeshim. Napoli ishte i fortë dhe ka statistikat më të mira sulmuese në kampionat. Përveç një pike që na duket pak, në atë ndeshje morëm në performancën dhe vetëdijen për të mbyllur ndeshjet. Pastaj në kalendar kampionatet fitohen me pikë dhe nuk ka ndeshje të lehta, por e di që mund të luajmë gjithmonë në një nivel të caktuar dhe do të ecim përpara.

Përse Milani vuan kaq shumë të shënojë pasi në ndërtim nuk është keq?

Shpresoj që kjo të jetë diçka e përkohshme. Ndonjëherë gjuan keq dhe shënon. Ajo që ka rëndësi është të krijosh shumë dhe të luash një lojë proaktive. Ndaj Napolit vumë re se ishim në gjendje të ndërtonim më mirë nga prapavija. Pastaj është normale që duhet të vazhdojmë të rritemi dhe të përmirësohemi për të qenë konkurrues në kampionat dhe në Champions.

Si e shihni të ardhmen tuaj në raport me arritjen e objektivave?

Fati i një trajneri është gjithmonë në duart klubit dhe është normale që kemi ambicie për të fituar. Është e drejtë që mendojmë kështu. E dimë fort mirë se janë tre ose katër ekipe të tjera që mund ta fitojnë titullin. Gjatë karrierës time kam mësuar të mos mendoj shumë për atë që ndodh një ditë më parë dhe as të shikoj shumë përpara, duke vazhduar të punoj ditë pas dite.

A mund të fitojë Milani titullin?

Fitimi i titullit do të ishte i jashtëzakonshëm, por jo sepse nuk jemi në nivelin e skuadrave të mëdha. Për të fituar duhet disiplinë dhe cilësi./ h.ll/abcnews.al