Siç dihet tashmë, “kuqezinjtë” e Milan janë duke u përpjekur për të forcuar repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm, pas largimit “të beftë” të kapitentit Sandro Tonali, te “bardhezinjtë” e Newcastle, në Premier League.
Për këtë arsye, të paktën sipas raportimeve nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, “djajtë” italianë janë vënë në ndjekje të mesfushorit amerikan të spanjollëve të Valencia, Yunus Musah, me negociatat që mësohet të kenë filluar tashmë mes klubeve.
Mesfushori 20-vjeçar i Kombëtares amerikane është një nga objektivat kryesore të Milan në këtë kohë transferimesh dhe klubet tashmë po negociojnë ofertën e parë të “kuqezinjve”, e cila thuhet të jetë shifra perj 17 milionë eurosh pa llogaritur këtu bonuset.
Ndërkaq, kujtojmë se, Musah është prej 3 sezonesh pjesë e skuadrës së Valencia, teksa sezonin e fundit zbritit në fushë plot 37 herë për spanjollët, ku ka arritur të gjejë gjithashtu dhe 2 asistime. /i.m /abcnews.al