Milan pas talentit turk, “kuqezinjtë” gati të paguajnë klauzolën e Arda Guler

schedule19:36 - 25 Qershor, 2023

schedule 19:36 - 25 Qershor, 2023

I konsideruar si “diamant” i futbollit turk, për talentin e madh që posedon, mesfushori 18-vjeçar i Fenerbahce, Arda Guler është kthyer në “kryefjalën” e momentit në këtë merkato vere, me shumicën e “gjigandëve” evropianë të vënë pas tij.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, “kuqezinjtë” e Milan kanë vendosur të paguajnë klauzolën e lojtarit prej 17 milionë eurosh dhe paralelisht kanë nisur negociatat me lojtarin, negociatat që deri tani po shkojnë në mënyrë të përsosur.

Mirëpo, në garën për Guler janë dhe shumë ekipe të tjera me emër si Real Madrid, Barcelona, Liverpool e shumë klube nga Bundesliga të cilët janë të gatshëm të paguajnë për “diamantin” turk. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!