Menjëherë pasi Maldini ka marrë “OK” e Charles de Ketelaere, nuk ka vonuar oferta që drejtuesit kuqezi kanë bërë te skuadra belge për shërbimet e lojtarit belg.
Sipas gazetarit të “RTL Sport”, Alexandre Braeckman nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se oferta e re e Milan është 30 milionë euro.
Si pjesë e marrëveshjes do të përfshihen edhe dy lojtarë të rinj nga akademia e kuqezinjve. Behet fjalë për portierin Jungdal dhe sulmuesin Roback, me klubin belg që po shqyrton tashmë ofertën e mbërritur në zyrat e klubit. /f.a/abcnews.al