Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Milan nuk dorëzohet/ Fitore 3-0 në Serine A, Bologna e fortë dorëzohet këtë herë

schedule13:07 - 4 Shkurt, 2026

schedule 13:07 - 4 Shkurt, 2026

E vërtetë që luan më pak. Milani këtë sezon nuk merr pjesë në kupat e Europës dhe kjo e ka ndihmuar në garën ndaj Interit, apo edhe Napolit e Juves, por gjithsesi meritat nuk I zbehen.

Skuadra e madhe nga Lombardia fitoi 3-0 në fushën e Bolonjës, në një provë force, dhe në një sfidë që ishte si një finale për të mbajtur ritmin e “kushërinjve” të qytetit.

Përballë një skuadre vendase të fortë dhe që bëri gjithçka për të fituar, të besuarit e trajnerit Masimiliano Alegri ishin më lart.



Me një Modric e një Rabio në mesfushë, edhe pse Leao ishte në stol, Milani e zgjidhi ndeshjen me përvojën dhe klasin e tij.

Loftus-Çik në 20’, Nkunku në 39’ me penallti dhe Rabio menjëherë pas pushimit mbyllën shumë shpejt çdo diskutim.

Pati kohë edhe për Ardon Jasharin që luajti rreth 20 minuta në vend të mjeshtrit kroat, Modriç.

“Çfarë dialli, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – Milan shkatërron Bolonjën 3-0, mbetet 5 pikë nga Interi. Kuqezinjtë fitojnë me spektakël!”

E thamë edhe në fillim që kuqezinjtë janë më të freskët.

Kanë luajtur 27 ndeshje deri tani këtë stinor, ndaj 33 të Interit që është i angazhuar në Champions.

Kjo edhe mund t’i ndihmojë në sprintin final

Zikaltërit kryesojnë Serinë A me 55 pikë ndaj 50 të kuqezinjve që kanë vetëm një humbje në 23 javë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!