Milan në kërkim të një “bomberi”, piketohet sulmuesi i Leipzig

schedule10:24 - 2 Shkurt, 2024

schedule 10:24 - 2 Shkurt, 2024

Milan thuhet së është interesuar për sulmuesin e Leipzig, Benjamim Sesko për merkaton e verës, megjithëse slloveni nuk është i vetmi në listën e dëshirave për të zëvendësuar Olivier Giroud.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Sesko raportohet të jetë ndër objektivat e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.

Giroud dhe Luka Jovic shohin kontratat e tyre të skadojnë në verë dhe, pavarësisht nga e ardhmja e tyre, Milan pritet të bëjë një investim të madh në repartin sulmues.

Sipas mediumit në fjalë, Sesko vlerësohet nga Leipzig plot 50 milionë euro./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!