Milani ka arritur të ringrihet pas një ecurie negative ndeshjesh në Serinë A. Kuqezinjtë atrritën të mposhtnin në Sassuolos me rezultatin 1-4. Golat për “Djallin e kuq” u shënuan nga Franck Kessie, Samu Castillejo dhe nga Suso.
Sanjolli arrtiti të zhbllokohej në këtë ndeshje me dopietën që shënoi në minutën e 50 dhe 90. Ai nuk kishte shënuar që prej Shkurtit në ndeshjen kundër Udinese-s sezonin e kaluar.
Pas dy barazimeve të fundit, asaj ndaj Atalanta-s dhe Empoli-t, Milan merr një trepikësh që e ngjit në vendin e 10 të tabelës së klasifikimit, por ka një ndeshje më pak./abcnews.al