Gjatë stërvitjeve të fundit Theo Hernandez dhe Hakan Chalhanoglu nuk ishin me skuadrën për shkak të dyshimeve për infektim me koronavirus dhe iu nënshtruan një tjetër testi ditën e djeshme.
Këtë mëngjes Milani zbulon se tamponi i fundit i ka nxjerrë ata pozitivë, duke konfirmuar dyshimet e mëparshme. Të dy lojtarët nuk kanë simptoma dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre.
Comunicato Ufficiale: Hakan Çalhanoğlu e Theo Hernández ?? https://t.co/NmG3ZHkGjj#SempreMilan pic.twitter.com/QOVTL6yQEV
— AC Milan (@acmilan) January 17, 2021
Ata do të ndiqen me kujdes nga mjekët dhe do duhet të respektojmë rigorozitet protokollet mjekësore të Italisë. Dje u testua edhe pjesa tjetër e ekipit dhe të gjithë dolën negativë. /abcnews.al