Këtë klas tashmë do ta gëzojnë kuqezinjtë. Ardon Jashari është tashmë një futbollist i Milanit, dhe ylli I ri shqiptaro-zviceran ka mbërritur në kryeqendrën e Lombardisë e ka kaluar vizitat mjekësore.
E përditshmja italiane, “La Gazeta delo Sport” shkruajti një ditë më parë se klubi kuqezi arriti marrëveshje me klubin belg, Klub Bryzh, për transferimin e 22-vjeçarut.
Kontrata e mesfushorit ofensiv do të vlejë deri në 2030, pra do të jetë pesëvjeçare, dhe me rrogë 2.4 milionë euro në sezon, ndonëse ajo mund të rritet me kalimin e viteve, dhe mund të shtohet edhe nga klauzolat në akord.
Milan e Klub Bryzh u morën vesh mbi bazën e 34 milionë eurove që duhet të paguhen menjëherë për kartonin, dhe 3 milionë euro të tjera si bonuse, që do të arrihen në bazë të klauzolave në kontratë.
Belgët kërkonin 40 milionë euro.
Vendimtar në këtë marrëveshje ishte vullneti I Jasharit, që donte të luante vetëm për Milanin, si dhe strategjia e ndjekur nga drejtori sportiv I klubit nga Lombardia, Igli Tare.
Me fanelën zikaltër të Bryzhit, lojtari me origjinë shqiptare nga Kosova ka 4 gola e 6 asistë në 52 ndeshje, por ka spikatur sidomos për klasin e tij dhe ndikimin në lojën e skuadrës.

