Milan merr aprovimin dhe nga Rangnick, gati rinovimi me titullarin

schedule12:48 - 24 Qershor, 2020

schedule 12:48 - 24 Qershor, 2020

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, mesa duket do të vazhdojë të qëndrojë te kuqezinjtë. Sezoni i ardhshëm pritet të ketë një histori tjetër për milanezët, ku në krye të pankinës pritet të jetë Ralf Rangnick. Gjermani ka një simpati për lojtarin, prandaj pritet dhe rinovimi me Hakan.

Edhe pse agjenti i turkut, Gordon Stipic, ka paralajmëruar më parë se klienti i tij dëshiron të luajë në Champions League, gjasat janë që ai të vazhdojë të luajë në “San Siro”. Sipas raportimit të “Tuttosport”, ylli i kombëtares turke do të firmosë rinovimin me Milanin dhe shumë shpejt gjithçka do të bëhet zyrtare.

Kontrata e tij aktuale përfundon në qershor të vitit 2021 dhe pasi Calhanoglu gjeti formën nën drejtimin e Stefano Piolit, drejtuesit do ti ofrojnë atij rinovimin. Dhe trajneri i ardhshëm e ka kërkuar mesfushorin tek Leipzig, ekzaktëzisht tre vite më parë, dhe kjo është një arsye më shumë për të qëndruar në Milano./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!