Jo më kot thonë që futbolli nuk ka logjikë.
Edhe pse Milani dominoi në stadiumin “Via del Mare” të Leçes, sërish ishte 20 minuta larg dështimit të dytë në Serinë A, madje në vetëm dy ndeshje.
Po mbahej në barazim nga skuadra vendase nga Pulja, edhe pse e kishte tundur dy herë rrjetën.
Të dy golat u anuluan nga VAR-i, i pari nga Gabia në 45 minutat para pushimit, dhe më pas nga Himenez në pjesën e dytë.
Gjithsesi, këtë herë diferenca në klas dhe mentalitet e bëri diferencën, edhe pse u desh të pritej minuta e 71-të për të arritur avantazhin.
Autor i golit ishte anglezi Loftus-Çik, ndërsa asisti u dha nga një lojtar që duket se nuk do mbyllë kurrë karrierën.
Luka Modriç u bë mesfushori më I vjetër në historinë e Serisë A italiane që krijon një rrjetë, në moshën 39 vjeç e 354 ditë, thuajse 40 vjeç.
Ky rekord, të paktën sipas statistikave që nisën të mbahen në sezonin 2004-2005.
Milani i trajnerit Alegri bëri shumë më tepër dhe e meritoi suksesin e parë në kampionat, pas humbjes së papritur në shtëpi me Kremonezen.
Kënaqësi edhe për drejtorin sportiv, Igli Tare, i cili është një nga arkitektët e kësaj skuadre.
“Ja Milani, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – goditjet e “djallit”, fiton në Leçe! Modriç udhëheq dhe Alegri zhbllokohet!”
Për Leçen, mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ishte titullar e luajti 81 minuta, ndërsa Medon Berisha u aktivizua në 63’.
Kuqezinjtë kanë tri pikë pas dy javësh dhe bashkë me përforcimet si Nkunku apo Rabio mund të pretendojnë edhe titullin

