Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Milan luan “i fashuar”, rekord negativ në skuadrën “kuqezi”, 30 dëmtime në katër muaj

schedule13:36 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 13:36 - 26 Dhjetor, 2023

Milan ka vendosur një rekord në pjesën e parë të sezonit, por ai është negativ dhe ka ndikuar drejtpërdrejtë në paraqitjet e skuadrës kuqezi.

Skuadra e Stefano Pioli ka regjistruar 30 dëmtime në katër muaj, duke detyruar trajnerin të ketë zgjedhje të limituara në formacion dhe në pankinë.

Fikayo Tomori dhe Tomasso Pobega ishin dy lojtarët e fundit që iu shtuan infermierisë së klubit, që këtë sezon ka qenë gjithmonë e mbushur.



Por ajo që bie në sy dhe nënvizohet nga mediat italiane, më shumë se 80% e dëmtimeve janë muskularë.

Ky fakt drejton gishtin e akuzës nga përgatitësit atletikë të skuadrës, ndërsa drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar ndryshime në stafin e teknikut italian.

Deri atëherë, Pioli është i detyruar në mbyllë vitin me lojtarët që ka në dispozicion, ndërsa sipas të përditëshmeve përtej Adriatikut, pritet një merkato e rëndësishme në hyrje gjatë muajit janar.

Të paktën dy mbrojtës do të afrohen me skuadrën “kuqezi”, ndërsa nuk përjashtohet edhe blerja e një sulmuesi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!