Simon Kjaer e ka mbyllur sezonin për shkak të dëmtimit që mori pak javë më parë me skuadrën e Milanit.
Kuq e zinjtë do tentojnë që në merkaton e janarit të transferojnë një qendër mbrojtës për të zëvendësuar Kjaer të dëmtuar.
Nëpër media kanë dalë emra të cilët shikohen si një opsion për skuadrën e Milanit, dhe mes këtyre emrave i pari në listë sipas “Calciomercato.it” gjendet lojtari shqiptar i Romës, Marash Kumbulla.
Shumë lexues të kësaj media kanë sugjeruar mbrojtësin e kombëtares shqiptare si zëvendësuesin ideal të Kjaer, duke u bërë kështu edhe lojtari më i votuar për një lëvizje të tillë.
Sigurisht kjo është thjeshtë një dëshire e tifozëve, por vendimi final nëse do ketë një transferim të Kumbullës tek kuq e zinjtë e Stefano Piolit pritet të shikohet gjatë merkatos dimërore. /f.a/abcnews.al