Milan i “gjymtuar”, Pioli mbetet vetëm me 1 nga 6 “specialistët” e prapavijës

schedule15:56 - 29 Nëntor, 2023

schedule 15:56 - 29 Nëntor, 2023

Humbja ndaj “verdhezinjve” të Borussia Dortmund ka lënë “kuqezinjtë” e Milan me “një këmbë” jashtë Champions League, me teknikun Stefano Pioli, që tashmë duhet të bëjë edhe një herë llogaritë përsa i përket dëmitmeve, pasi në përballjen e së martë mbrëma u dëmtua edhe mbrojtësi gjerman, Malick Thiaë, i cili shfaqi një problem muskulor dhe paraprakisht dyshohet se do t’i duhen disa javë për t’u rikuperuar.

Thiaë është qendërmbrojtësi i pestë i “Djajve” që dëmtohet, nga 6 të tillë që Pioli ka në dispozicion, pasi më herët dëmtim kanë pësuar Caldara, Kalulu, Kjaer e Pellegrino, të cilët pritet të rikthehen mes dhjetorit dhe marsit.

Aktualisht Pioli ka në dispozicion vetëm anglezni, Fikayo Tomori dhe shpreson të rikuperojë danezin Simon Kjaer brenda mesit të dhjetorit, teksa mbetet për t’u parë se cilin futbollist do të përshtatë në krah të anglezit. Ndaj Dortmund u aktivizua Krunic, por një opsion mund të jetë edhe Calabria, për t’i lënë vendin Florenzit në të djathtë, ose i riu Simic, që ka cilësi, por jo eksperiencë. /i.m /abcnews.al