Milan është “fikuar” pas talenteve të rinj, teka siç raportohet një belg ka rënë në radarin e kuqezinjve. Drejtuesit e skuadrës italiane po mendojnë për të ardhmen dhe Charles De Ketelaere është lojtari i shënjestruar për ta transferuar gjatë merkatës së verës.
21-vjeçar konsiderohet si një lojtar perfekt për skemat e Stefano Piolit, pasi De Ketelaere mund të luajë në disa pozicione, çka do e bënte atë një lojtar polivalent.
De Ketelaere ka zhvilluar me Club Brugge 112 paraqitje. Ai ka shënuar 24 gola si dhe ka asistuar 19 herë për shokët e skuadrës. Nga ana tjetër talenti aktivizohet edhe me kombëtaren belge. /f.a/abcnews.al