Nëse ke në stol këtë trajner, nuk pritet spektakël. Milani ka qenë vërtet simboli I estetikës së futbollit, modeli I lojës sulmuese me Arrigo Sakin e të tjerë, por Masimiliano Alegri dëshiron të fitojë tituj dhe asgjë më shumë. Ky pragmatizëm gjithsei po I vlen kuqezinjve të paktën për rezultatet, dhe ja ku 19 herë kampionët u ngjitën në krye të Serisë A.
Ishte ndeshja e parë e vitit jo vetëm për lombardët, por edhe për kampionatin italian, dhe në stadiumin e Kaljarit u arrit fitorja më minimale e mundshme, 1-0. Mjaftoi një gol I Rafael Leaos, që shënoi për herë të gjashtë në elitë. Natyrisht, “djalli” bëri më shumë, me 57 për qind mbajtje topi, me 9 gjuajtje dhe me katërfishin e goditjeve në kuadrat.
Fitorja pra ishte e merituar dhe mund të kishte qenë më e thellë.
U dallua francezi Adrian Rabio, ndërsa debutoi sulmuesi gjerman, Fulkryg, që u mor tani në janar.
“La Gazeta delo Sport” raporton në mënyrë telegrafike: Shigjetë nga Milani! Rrufe e Leaos, “djalli” në krye! Mundet Kaljari, dhe kuqezinjtë parakalojnë!
Gjithsesi, Alegri deklaron se është shumë shpejt të flitet për titullin kampion.
“Il Korriere delo Sport” merret shumë me transferimet, sidomos të Napolit, por ka edhe Milan me titullin si lojë fjalësh “I pari I vitit”! Milani ka 38 pikë në krye të Serisë A pas 17 ndeshjeve, Interi ka 34 e Napoli 33 me nga një ndeshje më pak. / abcnews.al /


