Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan, fitorja quhet Modric/ Superylli kroat shënon dhe udhëheq në fitoren në Serinë A

schedule12:37 - 14 Shkurt, 2026

schedule 12:37 - 14 Shkurt, 2026

E meritoi apo jo, kjo tani ka pak rëndësi.

Milani mund të mos jetë në nivelin e Interit, por mbetet e vetmja skuadër në Itali që mban hapur kampionatin, dhe e bëri sërish.

Këtë herë në stadiumin e Pizës.



Në një ndeshje tepër të vështirë të Serisë A, ku vendasit luftuan shumë përtej potencialit më të madh të kuqezinjve, u arrit fitorja që e afron ekipin në 5 pikë nga kreu I renditjes.

Milani pati epërsi të madhe territoriale dhe I tha theksin lojë, ishin miqtë që bënë futbollin, por u rrezikuan jo pak nga një Pizë që guxoi.

Loftus-Çik kaloi lombardët në epërsi në 39’, por papritur Lojola barazoi kur kishin mbetur 20 minuta lojë.

U desh pastaj goli I veçantë nga superylli veteran, Luka Modric, që ndeshja të fitohej, kur kishin mbetur vetëm 5 minuta.

“Goditje prej gjeniu”, – titullon “La Gazeta delo Sport”, me foton e madhe të kroatit dhe me komentin se Modriç afron Milanin në 5 pikë nga Interi!”

“Il Korriere delo Sport” ka në ballë të kopertinës derbin Inter-Juve dhe komentin: Interi rrezikon, Milani afrohet në pesë pikë!”

Zikaltërit kryesojnë Serinë A me 58 pikë në 24 javë, ndërsa kuqezinjtë janë në kuotën 53 pikë, ndonëse diferenca në golaverazh është tepër e madhe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!